-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga dhuna në familje deri tek droga, arrestohen 10 persona në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar të bluve të Tiranës S. D 30 vjeç u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë  F. L., 37 vjeçe u arrestua sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Kjo shtetase dyshohet se i ka konsumuar këto vepra penale gjatë kohës që ka administruar një subjekt privat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M. 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit H. F. dhe E. F.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

I. N 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, u gjet një armë gjahu (çifte), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

F. M 56 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

P. Q 35 vjeç dhe I. Gj., 55 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

A. P 63 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. G., 36 vjeç, banues në Itali, dhe J. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit