-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmitë tronditëse: Vogëlushja ishte shtrirë mbi trupin e pajetë të motrës

Kryesoret

Dëshmitë që vijnë për tërmetin tragjik që tronditi Turqinë janë tronditëse. Mediat në Athinë kanë publikuar dëshmi të ekipit grek të kërkim shpëtimit që mori pjesë në operacione.

“Duke hyrë në rrënoja, shoh një vajzë të vogël, këmbët e së cilës ishin drejt meje. Instinktivisht, i heq çorapet dhe i kap këmbët e vogla, siç bëj me djalin tim kur e shoh pa çorape.

Vajza gjashtë vjeçare ishte me nënën dhe dy vëllezërit e saj, të gjithë të mbërthyer nga mali rrënojave. Nxorëm së pari motrën e saj 7-vjeçare pa ndjenja.

Ne e nxorëm edhe vëllanë e saj të vogël që e kishte kapur për krahu nga poshtë dhe ajo ishte pa ndjenja. Ne bëmë disa veprime dhe e tëra që bëmë ishte që tërhoqëm gjashtë vjeçaren. Fillova të heq pllakat.

Faqja e saj mbështetej në faqen e vëllait të saj. Ajo ishte e shtrirë në trupin e pajetë të motrës së saj”, tregon heroi grek që shpëtoi vogëlushen turke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit