Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë sot një foto që tregon sipas tij avionin me të cilin Edi Rama ka vizituar gratis Pekin me një avion special të kompanisë kineze ku punon Dorian Duçka.
“Ky është avioni special i kompanisë kineze ku punon Dorian Duçka, me të cilin Rama udhëtonte gratis për në Pekin!” shkruan Berisha.
Dorian Duçka dhe Agron Nezaj janë dy personat që lakohen së bashku me Edi Ramën në dosjen “McGonigal” të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.