-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenca pa letra? Meta-Lames: Po krijon pasiguri për pronat

Kryesoret

Vijon debati me replika në distancë. Kreu i Kadastrës, Artan Lame akuzoi edhe njëherë sot se Meta kur ishte President refuzoi që të regjistronte godinën.

Meta deklaroi që prona shqiptareve është e pasigurt se kur vetë Presidenca është e paregjistruar merreni me mend se c’bëhet me pronën e shqiptarëve.

250 mijë familje që marrin certifikatën i japin përgjigje. Do i kujtoja Metës që kur ka qenë president i kam bërë thirrje publike ejani të regjistroni Presidencën dhe oborrin për ta shpëtuar nga kafshimet. Nuk u përgjigjën në atë kohë” tha Lame.

Artan Lame: Metës i kërkova të regjistronte Presidencën, por refuzoi

Por disa minuta më pas kreu i PL, Ilir Meta, që u shpreh se qëllimi i mafies në pushtet është të krijohet pasiguri për pronën, për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet në këtë drejtim.

Deri në vitin 1990, edhe fishekët ishin me inventar. Po pse e thonë këtë? E thonë sepse duan të krijojnë pasigurinë e ndjenjës për pronën. Nëse presidenca nuk i ka letrat në rregull, kush është ai investitor që i ka letrat në rregull?” tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit