-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Lame: Metës i kërkova të regjistronte Presidencën, por refuzoi

Kryesoret

Kreu i Kadastrës, Artan Lame i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës nga protesta e 11 shkurtit, në të cilën tha se prona e shqiptarëve është e pasigurt, por edhe shembullin konkret, godinën e Presidencës.

Lame thotë se që në kohën kur Meta ishte president u ka bërë thirrje që ta regjistrojnë institucionin, por sipas tij, ai refuzoi.

“Meta deklaroi që prona shqiptareve është e pasigurt se kur vetë Presidenca është e paregjistruar merreni me mend se c’bëhet me pronën e shqiptarëve.

250 mijë familje që marrin certifikatën i japin përgjigje. Do i kujtoja Metës që kur ka qenë president i kam bërë thirrje publike ejani të regjistroni Presidencën dhe oborrin për ta shpëtuar nga kafshimet. Nuk u përgjigjën në atë kohë.

I kam bërë sërish thirrje Presidencës para një muaji për ta regjistruar, jo vetëm për ta shpëtuar nga kafshimet  e mëtejshme, po se kur një institucion që është në majën e piramidës së shtetit shqiptar jep shembullin në këtë proces, do shërbente si busull për shumë familje e institucionet për të bërë regjistrimin e tyre”, tha Lame.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit