-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shpreh kundër komunitetit LGBT+, Luizi kërkon falje publike

Kryesoret

Luiz është bërë portagonist i spektaklit Big Brother VIP Albania edhe mbrëmjen e së shtunës.

Pas një diskutimi të zhvilluar me opinionistët e spektaklit, Luizi ka refletkuar mbi disa deklarata të tij të thëna këto javë në shtëpi.

Ai ishte shprehur kundër komnunitetit LGBT+, përkatësisht homoseksualëve duke thënë: “Kur i shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion dhe më thotë djali: O babi pse puthen ata njësoj siç puth ti mamin? Çfarë t’i them. Është jo normale”.

Mirëpo mbrëmjen e së shtunës, ai tha se i vjen keq për atë çfarë deklaruar dhe i ka kërkuar falje publike të gjithë komunitetit LGBT+.

Luizi tha se mund të ketë qenë fjalori i tij i varfër, ai që e ka bërë të paraqitet më keq se sa që duhet qëndrimin e tij që ka karshi njerëzve të këtij komuniteti.

Megjithatë këngëtari shkodran pranoi se në qoftë se në ndonjë të ardhme të afërt, dikush nga ky komunitet futet në shtëpinë e BBVA, do ta trajtojë njëjtë pa paragjykime, si të gjithë banorët e tjerë.

Disa prej banorëve të tjerë nuk e kanë besuar këtë deklaratë të Luizit, duke e quajtur si lojë për të përfituar fillimisht simpatinë e pjesëtarëve kundër komunitetit LGBT+, e më pas për të bërë sikurse ka gabuar dhe kërkon falje, për të fituar edhe simpatinë e pjesës tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit