Një zyrtar qeveritar turk ka paraqitur një teori konspirative rreth asaj që shkaktoi tërmetet shkatërruese. Serdar Hossein Yildirim, i cili është president i Agjencisë Turke të Hapësirës, jo vetëm që fajësoi të huajt për tërmetet, por edhe “e di” se si ndodhi.
Yildirim shpjegoi se tërmetet shkaktohen nga satelitët në hapësirë që hedhin shufra titani në tokë. “Ka satelitë lufte që mund të dërgojnë shufra aliazh titani 10 metra nga hapësira në çdo objektiv! Këto shufra depërtojnë në një thellësi prej 5 kilometrash në tokë, duke krijuar një tërmet me magnitudë 7-8 të shkallës Rihter. Nuk është e mundur të gjurmohen”, tha ai.
Birkaç gündür sosyal medyada dolaşan video hakkında çok soru geliyor. Bu kısa video benim çok önce bir strateji enstitüsünde verdiğim konferanstan alıntı. Dünya yörüngesinde konuşlanıp kullanıldığında küçük bir şehri haritadan silebilecek silah sistemini anlatmıştım+
— Serdar Huseyin Y (@serdarhuseyiny) February 15, 2023
Edhe pas mijëra postimeve në Twitter që injoruan “teorinë”, Yildirim sqaroi se ajo që ai thotë nuk është aq e pamundur. Ai po fliste, të paktën thotë ai, për një sistem armësh të përshkruar nga një institut strategjie që mund të fshinte një qytet të vogël nga harta.
“Ky sistem nuk ka asnjë funksion si aktivizimi i linjave të thyerjes apo gjenerimi i tërmeteve tektonike. Prandaj, nuk ka asnjë lidhje me fatkeqësinë e Kahramanmaras, e cila është një tërmet tektonik që ndodhi në një vijë të thyer të njohur. Nuk dua që të keqkuptohet” tha ai.