Pedagugu Lush Susaj, sot nga protesta e 43 antiqeveritare nga podiumi para Kryeministrisë, përveç se ka ngritur shqetësimin për rrënien e numrit të studentëve në gjimanze dhe universitetet e vendit, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë aktuale, ku sipas tij ajo është e vetmja përgjegjëse e kësaj fatkeqësie kombëtare.
Fjala e Susajt
Kjo është protesta e popullit dhe nuk futet në xhep, janë 7 milionë shqiptarë në protestë dhe që nuk e duan këtë qeveri. Puna e ndyrë që po bëjnë me intimidim dhe propagandën e fëlliqur të qeverisë më të korruptuar të Europës do marrë fund! Mos dëgjoni propagandën! Na kanë vjedhur fondet dhe jemi copë-copë me infrastrukturë edhe pse Europa ka dhënë miliarda.
Na kanë goditur në zemër dhe palcën kurrizore, na kanë goditur në shkollat shqiptare. Sot kemi vetëm 115 mijë studentë. Ka rënë 35%. Asnjë luftë botërore nuk ia ka bërë Shqipërisë këtë batërdi! Ka rënë numri i nxënësve në shkolla, kanë rënë maturantët me 50% nga 13 vite më parë! Pse ka ndodhur kjo? Sepse kjo qeverisje e ndyrë dhe tradhtare e masakroi familjen shqiptare në prona, në të drejtat gjyqësore, në shërbim shëndetësor, në standarde mjedisore, në siguri! Më gjeni diku tjetër ku është masakruar rinia si në Shqipëri.
Protesta/ Aktivisti: Të hënën ejani para SPAK të firmosim kallëzimin ndaj Hitës!










