Policia e Dibrës mbrëmjen e djeshme kanë tentuar të ndalojnë 4 persona të cilët nuk i janë bindur urdhrit.
Ngjarja ka ndodhur pranë Urës Fshat në Klos. Personat kanë qenë me një makinë me xhama të zinj dhe policia iu ka kërkuar të ndalojnë por ata janë larguar dhe më pas kanë braktisur mjetin.
Mjeti ka qenë duke udhëtuar nga Tirana në Dibër dhe pasi katër personat e kanë braktisur janë larguar në drejtim të paditur.
Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe disa fishekë luftarak. Kjo ngjarje nuk është bërë publike nga policia ndërsa prokuroria e Matit ka nisur hetimet.