Policia ka sekuestruar 2 apartamente dhe një automjet, në pronësi të 46-vjeçarit, Flori Pali pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve.
46-vjeçari është në hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimatritë kriminale të 46-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.