Pas mesnate autoritetet e policisë janë njoftuar se dy hajdutë janë pikasur në zonën e portit, gjë që ka bërë që zona të rrethohet me efektivë dhe qenë policie.
Në port është arrestuar i pari një 46-vjeçar, ndërsa më pas një nga qentë e trajnuar ka gjetur 40-vjeçarin tjetër po shqiptar.
Pas arrestimit ata janë dërguar në rajonin policor, ku u zbulua se 40-vjeçari rezultonte se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se i ishte ndaluar hyrja në Evropë.