Në 32 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Sali Berisha tha sot se mesazhi i 20 shkurtit sot është më aktual se kurrë dhe gishtin e fajit e drejtoi nga kryeministri Edi Rama.
Ish-kryeministri kërkoi nga qytetarët që të ngrihen dhe të dalin në shesh kundër kryesocialistit që është në mandatin e tretë në qeveri.
“Mesazhi i 20 shkurtit sot është më aktual se kurrë. Pas 32 vitesh, Edi Rama kërkon që të asgjësojë opozitën shqiptare. Edi Rama korruptoi agjentin e FBI-së, McGonigal për të rrënuar opozitën shqiptare.
Ndaj edhe 3 Marsi është ditë kushtrimi. 20 shkurti frymëzon më shumë se çdo gjë tjetër. Shqiptarët të ngrihen në revolucion për të përmbysur këtë regjim që vjedh që nuk njeh ligj dhe Kushtetutë” tha ai.