-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama niset për në Japoni

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur për një vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni ku do të qëndrojnë deri në 25 Shkurt, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Zyra e shtypit njofton se gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

“Dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit