“Një vit më vonë, Kievi është i vendosur. Ukraina gjithashtu. Dhe Demokracia qëndron”. Kështu deklaroi Joe Biden gjatë vizitës katër orëshe të papritur në Kiev. Ai i tha gjithashtu Presidentit Zelensky “ishte e rëndësishme që presidenti i Shteteve të Bashkuara të ishte këtu në përvjetorin e fillimit të ofensivës“.
Historic. Timely. Brave. I welcomed @POTUS in Kyiv as Russian full-scale aggression approaches its one-year mark. I am thankful to the U.S. for standing with Ukraine and for our strong partnership. We are determined to work together to ensure Ukraine’s victory. pic.twitter.com/EPtH3fLWWD
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 20, 2023
Si ishte planifikuar vizita?
Avioni i tij u largua nga Uashingtoni pak pas orës 4 të mëngjesit, fshehurazi. Në Air Force One, sipas New York Times kishte vetëm një pjesë të vogël gazetarësh të betuar për fshehtësi dhe të privuar nga telefonat e tyre, së bashku me Jake Sullivan, këshilltarin e presidentit për sigurinë kombëtare, Jen O’Malley Dillon, zëvendës-shefen e Shtëpisë së Bardhë dhe Ani Tomasini, drejtoreshë e Zyrës Ovale.
Një zyrtar amerikan konfirmoi se pas fluturimit transatlantik për në Poloni, Biden kaloi kufirin me tren, duke udhëtuar gati 10 orë në Kiev si zyrtarë të tjerë amerikanë në muajt e fundit, pasi zona e luftës nuk është e sigurt. Gazetarëve që shoqëronin Joe Biden iu hoqën telefonat derisa presidenti amerikan mbërriti në kryeqytetin ukrainas – një qytet që Vladimir Putin tha se do ta pushtonte brenda tre ditësh.
Kievi e mirëpriti presidentin e SHBA-së ndërsa u ndezën sirenat e sulmit ajror. Skena tragjike e luftës në kryeqytetin ukrainas i kujtoi pjesës tjetër të botës se Ukraina po sulmohet kudo nga rusët, megjithatë Perëndimi është atje.
Sigurisht, Joe Biden kishte gjithashtu audiencën e tij – dhe skenën e brendshme politike – në mendje. Mbështetja e opinionit publik amerikan, nga njëra anë, për ndihmën masive për Ukrainën po pakësohet. Sipas një sondazhi të fundit të Associated Press-NORC, 48% e amerikanëve ishin në favor të ofrimit të armëve për Ukrainën, nga 60% majin e kaluar.
Nga ana tjetër, ndryshimi i korrelacioneve në Dhomën e Përfaqësuesve, me republikanët që kanë frenat dhe Dhoma fjalën e fundit, zërat që duan një balancim – në rastin më të mirë – të mbështetjes për popullin ukrainas po rriten dhe shumohen. Vlen të theksohet se Kongresi deri më tani ka miratuar 113 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus.
Sipas vetë presidentit amerikan: “Pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve në Kongres për disa çështje, ka një unanimitet të konsiderueshëm në mbështetje të Ukrainës. Nuk ka të bëjë vetëm me lirinë e Ukrainës. Bëhet fjalë për lirinë e demokracisë në përgjithësi”.
SHBA nuk po e ndalin ndihmën dhe Joe Biden duket i palëkundur në mbështetjen e tij për Kievin. Ai premtoi 500 milionë dollarë të tjera pajisje ushtarake në ditët në vijim, duke folur për municionet, raketat Javelin dhe Howitzer, por pa përmendur armët e avancuara që Ukraina ka kërkuar.
Natyrisht, historia ka treguar se në vitin e fundit janë thyer shumë tabu në lidhje me llojin e ndihmës ushtarake që Perëndimi i ofron Kievit. Për sa kohë që agresioni rus vazhdon – me rezultate të dyshimta deri më tani – bota e lirë do të pajisë kufijtë e saj të rinj. Edhe Gjermania e Olaf Solz-it e ka kuptuar këtë, me vonesë të njohur dhe ngurrim moral.