-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blofi i vrasësve! Dora e pastruesit që i shpëtoi jetën bosit të Elbasanit

Kryesoret

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi janë arrestuar nga policia pasi dyshohet të jenë personat që do të kryenin atentatin e parandaluar nga blutë e Elbasanit një ditë më parë. 53-vjeçari Spahiu, rezulton të jetë kunat i Erjon Alibejt të arrestuar për llogari të SPAK, si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në 2020 në Elbasan.

Identifikimi i Arben Spahiut mësohet se është bërë përmes mjeteve të falsifikuara identifikuese greke, të cilat policia i gjeti në brendësi të çantës së hedhur rreth 100 metra nga vendi ku u braktis “BMWX6”. Plani kriminal dështoi pasi një nga punonjësit e pastrimit në Elbasan, në mbrëmjen e të premtes, zbuloi krejt rastësisht një armë zjarri të hedhur brenda një koshi plehrash.

Fillimisht punonjësi, ka njoftuar kolegët e tij dhe mandej është telefonuar dhe policia e Elbasanit, e cila ka shkuar me shumë urgjencë në lagjen “Emin Matraxhiu”. Policia ka kryer veprime duke sekuestruar armën, ndërsa ka filluar të krehë zonës dhe marrë në pyetje rojën e një magazine aty afër.

Rroja i ka treguar policisë se në magazinën e ish-konservimit prej disa ditësh ishte vendosur një automjet pa targa dhe nuk dinte se kush person e kishte lënë. Plani për eliminimin fizik ishte menduar mirë pasi makina “BMWX6” e mbushur me armatim ishte vjedhur në lagjen “Xhabije” të Shkodrës. Shënjestër dyshohet se ishte Elton Kila.

“Kam dy vajza…”! Lutja e bosit të Elbasanit që i janë qepur për ta vrarë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit