Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se opozita po i kërkon seancë me pyetje në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, së dyti mocion me debat dhe së treti ngritjen e një komisioni hetimor.
Spaho në “5 Pyetjet”: Rama korruptoi zyrtarin e lartë amerikan për të eliminuar opozitën
“Ne po i kërkojmë seancën me pyetje në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Së dyti i kërkojmë një mocion me debat dhe së treti komision hetimor. Ne duam të hetojmë se çfarë është bërë në dëm të interesave të Shqipërisë.
Këtu është vënë në risk pluralizmi që është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, për të gjitha shtresat, për mediat, për shoqërinë civile. Ne po shkojmë drejt fashizmit.”, u shpreh ndër të tjera Edmond Spaho.