Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se opozita po i jep shansin medias, gazetarëve që të përballen e të pyeten për çështjet e ndryshme për të cilën ato dëshirojnë të flasin.
Kryemadhi në “5 Pyetjet”: Mediat i kanë bërë ‘block’ Belind Këlliçit me urdhër të Veliajt
Ndërsa, Partia Socialiste nuk pranon ta bëjë këtë gjë, pasi Edi Rama ble mediat, gazetarët, portalet.
“Opozita po i jep shansin gazetarëve, që të flasin për çështjet që kanë të bëjnë me të. Ndërsa Partia Socialiste nuk pranon të flasë për çështjen e inceneratorëve për shembull. Përveç që përballemi me Edi Ramën që ble gazetarët, ble portalet, ble mediat. Faji i opozitës është djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj, Monika Kryemadhi.