Plagosje me armë zjarri. Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore, D. M. 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”.
32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.
Grupi hetimor thekson se nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.