Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së që vijojnë bllokimet e Kuvendit do të vijojnë.
“Me gjithë këto përpjekje nga foltorja e PD-së, përsëri seanca e fundit e kuvendit ishte një seancë ku çdo deputet pati mundësi të fliste.
Për bllokuesit e “Foltores” do të ketë masa disiplinore. Uroj që deputetët e “Foltores” të ndërgjegjësohen. Berisha do të vijojë bllokimet” tha ai.
I pyetur për komisionin hetimor dhe faktin që Edi Rama u shpreh prerë që nuk do të lejohet që të ngrihet, Balla tha se kur të ndryshohet ligji do të shqyrtohet.
“Në momentin që do të shkojmë për ta shqyrtuar një propozim të tillë… Do të shohim kërkesën…
Ju e mbani mend, që unë këtë qëndrim kam mbajtur edhe për një komision tjetër hetimor, në mos gaboj për fluturimet. Të njëjtën gjë kam thënë. Kur të bëhen ndryshimet në ligj do ta shqyrtojmë” tha ai.