Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë nga një 33-vjeçar grek mëngjesin e sotëm në Mykonos .
Sipas informacioneve të para, vrasja ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela. 33-vjeçari grek më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një grua.
Pas sherrit, greku shkoi në banesën e tij, mori pushkën e më pas u rikthye në lokal, aty ku ekzekutoi me plumb në kokë 34-vjeçarin.
33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.