-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1 vit luftë! Putin: Bëmë gjithçka për paqe, fajin e ka Kievi dhe Perëndimi

Kryesoret

Presidenti Vladimir Putin në fjalimin para kombit u shpreh se po flet “në kohë të komplikuar” për Rusinë dhe “në kohën e ndryshimeve drastike në botë”. Ai tha se “ngjarjet historike do ta përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë…. Secili prej nesh ka përgjegjësi të mëdha”.

Në nisje të fjalimit, ai e ka përmendur luftën në Ukrainë, së cilës i referohet si “operacion special”. Putin e ka përsëritur qëndrimin që Rusia po përballet me kërcënim nazist dhe kërcënime e urrejtje nga regjimi i Kievit.

Putin ka vazhduar fjalimin duke pretenduar se Rusia ka tentuar të zgjidhë konfliktin në rajonin ukrainas të Donbasit në mënyrë paqësore.

Sipas tij, përkushtimi i Perëndimit për paqe ka qenë “mashtrim” dhe “gënjeshtër mizore” dhe ka pretenduar se Kievi ka tentuar të mbledhë armë biologjike dhe bërthamore.

“Ne kemi bërë gjithçka të mundshme për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë paqësore, për të negociuar në mënyrë paqësore këtë konflikt të vështirë, mirëpo mbrapa shpinës sonë ka qenë duke u përgatitur në skenar i vështirë”.

“Ukraina dhe Donbasi janë kthyer në simbole të gënjeshtrave”, ka thënë Putini, duke e akuzuar Perëndimin për tërheqje nga “marrëveshjet thelbësore” dhe deklarata “hipokrite”, si dhe për zgjerim të NATO-s dhe mbulimin e Rusisë “me një çadër”.

“Dua ta përsëris, janë ata fajtorë për luftën, dhe ne jemi duke e përdorur forcën për ta ndalur atë”, ka thënë Putin. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit