Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat. Një 28-vjeçar i identifikuar me inicialet K.M duke drejtuar automjetin “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.