Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në aksin rrugor Berat-Lushnjë.
Sipas burimeve bëhet me dije se në makinë kanë qenë 3 persona, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Lushnjë, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt elektrik në makinë.









