-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: U sulmuam nga të gjitha anët por qëndruam

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me Këshillin Kombëtar të PD-së.

Berisha tha ata u sulmuan nga të gjitha anët, por vendosën të qëndrojnë.

“Ne bëmë një zgjedhje epike. Ne vendosëm të qëndrojmë. Të gjithë ishim tokësor, të gjithë vdekatar, të gjithë njerëz të cilët ishin përpjekur në një mënyrë apo një tjetër të qëndronim për ato parime dhe vlera që besonim. Të gjithë plotësisht të vendosur dhe me besim në vokacionin tonë perëndimor dhe ne u gjetëm në mes të një cikloni nga një qeveri që nuk ka asnjë princip.

Në bashkëpunim me tradhtarë të kombit më të madh, SHBA-së, në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës.

U etiketuam me të gjitha epitetet, por ne nuk u mposhtëm. A ishim ne prej shkëmbi, jo, ne nuk jemi shkëmb, por më e fortë se shkëmbi, se çeliku, se çdo gjë tjetër janë idealet që ne besojmë. Dhe kjo është arsyeja që ju këtu, ata që na mbështesin ne, u ngritën në këmbë, nuk u mposhtëm, nuk u përkulën nuk u dorëzuan. Refuzuan çdo kërcënim, shantazh.
Ndaj dhe unë u them ju; kjo provë e madhe na faktoi ne, nuk po them na farkëtoi, se ne ishim, por na faktoi njerëz të pamposhtur në idealet tona,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit