Nga Dylber Balla
Opozita e drejtuar nga Sali Berisha e ka kthyer në kauzë kryesore duke zhvilluar disa protesta dhe paralajmëruar të tjera kundër qeverisë pasi akuzon kryeministrin Edi Rama për përfshirje në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
“Edi Rama nuk largohet me votë”. Kështu tha Sali Berisha duke kërkuar nga strukturat mobilizim për mosbindje civile teksa po afrohet tubimi i radhës që është njoftuar në datë 3 Mars, ditë që do të vendoset edhe fati i vulës.
Përballë strategjisë së re dhe paralajmërimeve të forta të selisë blu, “5pyetjet.al” iu drejtua delegacionit të BE-së në Tiranë për të mësuar qëndrimin në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe protestat, për të cilat Brukseli i kujton opozitës që duhet të jenë paqësore.
“Nuk kemi komente (për çështjen McGonigal). E drejta për demonstrim paqësor parashikohet me ligj në Shqipëri” tha delegacioni i BE-së në Tiranë për “5pyetjet.al”.