Ditën e sotme disa prindër dhe fëmijët e tyre kanë bojkotuar mësimin në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë për shkak të mungesës së sigurisë në shkolla.
Kjo pasiguri u ka ardhur pasi një ditë më parë një nxënës 14-vjecar ka shkuar në klasë me armë duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen.
Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e gjimnazit “Hasan Tahsini”, atje ku bëjnë mësimin nxënësit, pas fillimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës.
Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit.
Prindërit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje ndërkohë që nxënësit kanë bojkotuar mësimin. Bojkotimit të mësimit i janë bashkuar edhe disa mësues të shkollës.