Mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit është gjetur në trotuar pa shenja jete një qytetar 60-vjeçar identiteti i të cilit nuk dihet.
Policia thotë se viktima nuk kishte as shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.