Diola Dosti dhe Xhonatan Isufi, ishin dy personat të cilët u përfolën se kishin një kimi mes tyre e pse jo, mund të krijonin një romancë. Mirëpo, brenda shtëpisë së Big Brother asnjëri nuk bëri një hap para, duke lënë marrëdhënien e tyre thjesht miqësore.
Mirëpo, duket se pas përvojës në Big Brother, dy ish-konkurrentët do njihen edhe më shumë. Këtë e bënë të ditur ditën e sotme në ‘Ftesë në 5’, teksa u shprehën se do të bëjnë edhe një fluturim me parashutë së bashku.
“Nuk jemi takuar me parë pas Big Brother, çështje kohe. Do të bëjmë fluturimin një herë bashkë,” tha Xhonatani, i cili shtoi se edhe do shkëmbenin numrat e telefonit.
Aludimet për një romancë mes tyre nisi pasi “Vëllai i Madh” caktoi për të dy që të bënin një kërcim, në kuadër të lojës “Talent Show”, me një këngë latine.
Kjo bëri që banorët e tjerë të Big Brother Vip të mendojnë se mes tyre mund të krijohet një marrëdhënie dhe “të lindin” ndjenjat.
Kërcimi dhe “afrimiteti” u vu re nga banorët, ku konkretisht Armaldo dhe Olta thanë se Xhoni ka një pëlqim për Diolën. Në një bisedë me aktoren, Armaldo u shpreh se Xhoni e kishte pranuar vetë që kishte eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë, gjë që u pohua edhe nga Olta.
“Xhoni më tha që ka eksperienca me mosha më të mëdha. Kam nja dy ditë që e kam vënë re”– u shpreh Armaldo, ndërsa Olta Gixhari tha: “Ai është shumë djalë interesant, por nuk e dimë tani çfarë ndodh. Diola tha që kam një lidhje jashtë, por nuk jam e bindur nëse e ka”.