-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e BE: Në vitin 2022, më të lartat e 3 viteve të fundit!

Kryesoret

Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në vitin 2022 më të lartat e tre viteve të fundit, sipas raportit vjetor të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të mërkurën.

Sipas raportit në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020. Por ndërsa kërkesat për azil të shqiptarëve mbeten të larta njohja e statusit të refugjatit është në nivele tejet të ulëta.

Sipas raportit të Agjencisë evropiane për Azilin në vitin 2022 u dhanë 12.011 vendime nga të cilat 11.234 ishin negative dhe vetëm 219 persona e përfituan statusin e refugjatit dhe 558 morën statusin e mbrojtjes plotësuese.

Në vitin 2022 rreth 4.352 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian janë ende në pritje për t`u shqyrtuar dhe përbëjnë rreth 6% të aplikimeve totale. Edhe në vitin 2021 niveli i refuzimit të azilit për shqiptarët ishte shumë i lartë në raport me kërkesat.

Nga 8165 vendime të dhëna në vitin 2021 rreth 7715 ishin negative, 137 kishin të bënin me njohjen e statusit të refugjatit dhe 313 persona kishin marrë mbrojtje plotësuese.

Sipas raportit rreth 4 milion persona që u larguan nga Ukraina pas agresionit rus përfituan nga mbrojtja e përkohshme në fund të vitit 2022, ndërsa 966 000 persona të tjerë kërkuan azil gjatë vitit.

Shkalla e njohjes së statusit të refugjatit në Bashkimit Evropian ishte 40 % në vitin 2022 me pesë pikë përqindjeje më shumë nga viti 2021 dhe më e larta në pesë vitet e fundit.

Sipas raportit për vitin 2022 të Agjencisë evropaine të Azilit normat e njohjes ishin veçanërisht të larta për sirianët, bjellorusët, ukrainasit, eritreasit, jemenasit dhe malianët./VOA/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit