Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku në një kafene një grup prej 7 shqiptarësh të cilët nisën të debatonin ende pa u ulur.
Pas debatit ata kanë dalë në rrugë para kafenesë ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar dhe duke lënë të vdekur një tjetër shqiptar që nuk kishte lidhje me grupin, por kishte shkuar në kafene për të parë një ndeshje futbolli.
Shqiptari fatkeq është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve, ndërsa grupi u arratis në drejtim të paditur.
Policia është vënë në kërkim të autorëve, ndërsa ka gjetur një mjet tip xhip që dyshohet se i përket njërit prej anëtarëve të grupit, po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gëzhojë dhe një plumb pistolete.