Presidenti ukrainas, Zelensky ka kërkuar që të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet e luftës nga agresioni rus. Edhe zonja e parë e Ukrainës ka kërkuar lirinë e vendit të saj.
“Gjenocidi në një komb do të thotë që asnjë vend nuk mund të jetojë në paqe. Kur Rusia godet Ukrainën është një sulm ndaj parimeve të të drejtave të njeriut. Ne nuk po luftojmë vetëm për vendin tonë, por për të drejtat e njeriut, popullin tonë dhe të gjithë ju”, kështu deklaroi zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska në një videomesazh në një event të organizuar në Kiev.
“Ne i kemi kërkuar OKB-së që të krijojë gjykatë speciale për krimet e luftës ndaj agresionit kundër Rusisë për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë”, tha Zelensky.