Luizi është surprizuar gjatë “Prime”-t të djeshëm me një letër emocionuese nga nëna e tij e cila jeton në SHBA. Prej disa ditësh këngëtari i kishte shqetësuar të gjithë teksa zgjohej i përlotur në mëngjes.
I pyetur se cila ishte arsyeja, ai u shpreh se është kënga “Apologize” të One Republic, e cila ka qenë kënga e preferuar e babait të tij të ndjerë.
“Apologize është kënga e vetme moderne që babai i kishte qejf. Jam vetëm në mëngjes dhe qaj, nuk ka asnjë lidhje me lojën”, tha ai.
Më pas teksa hyri në dhomën e surprizave, Luizi lexoi mes lotësh letrën e dërguar nga e ëma. Në fund letra kishte dhe një mesazh për Kiarën ku ajo e falënderonte që i ka kthyer buzëqeshjen djalit të saj.