Traktati i Miqesise, ky dokument madhor, qe duhet perdorur edhe si themel politik i zgjidhjes se ceshtjes se Mareveshjes se hapesirave detare, kerkohet te cfuqizohet ne harese.
Shehu akuza qeverisë: Keni lënë në harresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë
Deputeti i PD-së Tritan Shehu me anë të një statusi në facebook ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë.
Sheu shkruan se ky traktat, i firmosur me 1996 e i hyre ne fuqi me 1998, skadon brenda ketij viti dhe Ministra jone e Jashtme vazhdon “gjumin” dhe nuk jep asnjë alternativë per me tej.
Statusi i plotë:
Qëllimshëm Qeveria shqiptare le ne harresë Traktatin e Miqesise me Greqine.
Ndersa
Ne fakt edhe Qeverite e mepareshme socialiste e kane lene ne “harese” per “xhelozi” a dicka tjeter kete Traktat shume te rendesishem per maredheniet midis dy vendeve tona e stabilitetin e Rajonit.
Nje Traktat baze ai, shume i gjere ne mundesite, qe krijon ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme midis dy vendeve dhe krijimin e hapesirave te reja ne kete drejtim.
Ne fakt eshte i pari dokument bilateral, ku pala greke ka pranuar qarte kufijte egzistues midis dy vendeve sipas Aktit Final te Helsinkit dhe Kartes se Parisit, duke hequr dore keshtu nga protokolli i Korfuzit e rivendikimet territoriale te tij.
Cuditerisht me tej ai protokoll i Korfuzit, i nulifikuar qe nga Protokolli i Firences, u nxorr nga “haresa” si fantazem prej Qeverise Rama pak vite me pare, per qellime te mbrapshta, se paku per demagogji.