Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrojti sot Ilir Metën për thirrjen që SPAK i bëri dje në prokurori dhe e mori në pyetje për tre orë për dosjen “CEZ-DIA”. Ish-kryeministri tha se SPAK nuk po heton ryshfetin në hotele dhe restorantet e Tiranës për dosjen “McGonigal”.
“SKAP-i i partisë është seksioni i Partisë Socialiste, juridik. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh njeri deri më sot. U krye një veprimtari e paparë në shekuj, mafioze nga Rama dhe Dorian Duçka, Agron Nezaj të cilët kanë dhënë një ryshfet dhe SPAK hesht para të gjithave këtyre. T’u tregoj unë ju skeme dhe emra restorantesh. Në këtë restorant dhe hotel ka ndodhur kjo apo ajo, për ryshfetin” tha ai.