-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Propozimi evropian nuk është produkt i negocimit

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit, meqenëse sipas tij më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, por pa pasur takime për atë temë, “ku pala tjetër nuk ka qenë e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi”.

Ai i bëri këto deklarata më 23 shkurt në Kuvendin e Kosovës, kur u pyet për temat që pritet të diskutohen në takimin e së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pra, nuk është se ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Pra, propozimi nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve”, tha ai.

Çitaku: Të hënën nënshkruhet Asociacioni në Bruksel

Sipas tij, aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, “dhe i cili përmban njohjen de-facto, e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila përbën një kushtetutë të sistemit ndërkombëtarë pas Luftës së Dytë Botërore për marrëdhëniet mes shteteve të pavarura”.

Bashkimi Evropian ka thënë se temë e diskutimit në takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi evropian u është dorëzuar palëve në shtator të vitit të kaluar, të cilat e kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik.

Vuçiç: Në Bruksel do t’i përmbahemi vijave të kuqe për Kosovën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit