Deputetja e PD-së, Flutura Açka u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë ka bërë disa shkelje në lidhje me sjelljen kundër opozitës në Kuvend, nga ngritja e komisionit hetimor te përjashtimet që ka bërë.
“Meqë thotë se këtu është kopsht zoologjik. Sa për kryeministrin, i bie që të jetë hiena. Tani flasim për komisionin hetimor, kur deputeti deklaron publikisht se është firma ime, ju kërkoni verifikim dhe nuk ngrini komisionin hetimor.
Pika e tretë. Cdo deputet ka të drejtën e përfaqësimit, ju edhe sikur t’i përjashtoni, sikur keni bërë deri tani. Ju keni përjashtuar 27 deputetë. Ju mund t’i përjashtoni diskutimet, por jo t’i përjashtoni nga votimi. Nga 22 dhjetori të gjitha ligjet janë nul” tha deputetja.