Loja me litar ka sjellë shumë dinamika në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke ndryshuar edhe rrjedhën e lojës. Banorët u ndanë në dy gupe, të kryesuar nga Ermiona dhe Eva, teksa duhej të qëndronin për 24 orë të lidhur me njëri-tjetrin.
Sipas rregullave të theksuara në zarfin që dërgoi “Vëllai i Madh” në shtëpi, banorët që heqin dorë nga loja, duke hequr rripin, shkojnë automatikisht në nominim.
Që prej ditës së djeshme, Luizi ishte i pari që hoqi rripin duke çuar veten në nominim, ndërsa ditën e sotme edhe Olta bëri të nëjtin veprim.
E nxitur nga Luizi me fjalët, “je burrneshë, e di sa pikë fiton? Mbyllua gojën të gjithëve, hiqe rripin”, Olta me këtë veprim nxori veten automatikisht në nominim përbalë Luizit, ende pa mbaruar loja dhe pa ditur nëse një tjetër do tu bashkohej.
Për të sqaruar veprimin e saj, Olta u shpreh: “Nuk kam pse rri këtu një muaj e gjysmë, mund të iki që tani.” Ndërsa në një moment tjetër, duke folur për veprimin e Oltës, Luizi tha: “Sa gabim ka bërë, ua çfarëe budallaqeje. Unë e dëgjova tha Beati që donte ta hiqte dhe insistova. Ishte momenti i duhur që t’i thoja “hiqe”.
Luizi dhe Olta mund të dalin kokë më kokë në nominim, nëse gjatë Prime-it të së shtunës nuk do të ketë një komunimim tjetër.
Grupi që u shpall fitues i lojës, është grupi i Evës, i përbërë nga Armaldo, Kristi, Keisi Tani dhe Nita, të cilët do të kenë imunitet në lojë.
Nga ana tjetër, grupi i Ermionës do të ketë gjithashtu një avantazh në lojë, i cili nuk është bërë i ditur. Avantazhi do të jetë për Ermionën, Kiarën, Dean ose Beatin.