-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me antiplumb dhe radio! Kush është i forti i Vlorës që i rrëshqiti policisë nga duart?

Kryesoret

Një person është arrestuar nga FNSH në Vlorë dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. I arrestuar është Denis Karafili ndërsa në Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj.

Policia thotë se janë anëtrë të një grupi kriminal dhe janë sekuestruar municion luftarak, jelek antiplumb, targa automjetesh të vjedhura, një shumë parash, veshje dhe radio si të policisë, që u gjetën në banesën dhe në biznesin e 2 prej këtyre shtetasve.

Gjithçka nisi në lagjen “Pavarësia”, ku shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, pasi kishin dyshime se me të qarkullonin shtetas me precedent kriminal që mund të mbanin sende të kundërligjshme.

“Blici” i policisë në Vlorë, një i arrestuar, katër në kërkim/ Emrat

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Policia iu vendos pas duke kapur Karafilin ndërsa armët i gjeti në banesën e Koçelit, pronar i një servisi makinash. Inez Hajrulla që ndodhet në kërkim është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në 2019 i shpëtoi një atentati mafioz duke shpëtuar me plagë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit