Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon sot një takim me strukturat e partisë në Elbasan.
Në takim ka marrë pjesës edhe kandidati i PD-së për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi
“Po bënim debat me disa miq të mi gazetarë, pasi unë jam i dhënë pas sporti, pasi kam qenë dhe komentator sporti, Elbasani ishte ekip i shkëlqyer. Mbaj mend dhe ekipin e famshëm që e nxori kampion Elbasanin. Sot njerëzit thonë shyqyr që u bë tuneli që t’i iknin krismat, pasi këtu mbizotërojnë bandat e krimit, që i paguajnë njerëzit. Sa shkelje janë bërë me rrugët. Elbasani ndodhet e parafundit kushtet e jetesës, varfërinë.
Elbasani që është 20 minuta larg Tiranës, për shkak të tunelit të ndërtuar nga i madhërishmi Sali Berisha. Këtu mbizotërojnë bandat që i mbështet qeveria e krimit. 75 mln euro ishte për t’u bërë rruga e Arbrit. Ka vajtur 350 mln euro dhe nuk ka sy për të mbaruar ajo. Atje po vriten njerëz në aksidente dhe probleme. Nuk po përmend rrugë të tjera. Aq miliardë euro sa janë marrë borxhe, do ishin bërë rrugë nga Tirana në Londër.
Ja ku jemi. Nuk do krahasohemi as me Britaninë dhe Austrinë. Kemi Kosovën, shumica e qytetarëve janë shqiptarë. Buxheti ynë për 2021, 4.9 mld euro, i tyre 2.5 mld. Ndihmë ekonomike në Shqipëri, një familje ka përfituar 58 euro në muaj, ndërsa në Kosovë ka marrë 100-120 euro në muaj. Niveli mesatar i pensioneve në Kosovë është 300 euro. Ndërsa në zonat rurale në Shqipëri është 79 euro. Fitorja e padiskutueshme.”, tha Meta.