-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërroi jetë për shkak të tërmetit, siriani “kthehet nga vdekja”

Kryesoret

Pas dy tërmeteve shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, e shumë tjerë mbetën të gjallë “të varrosur” nën rrënoja.

Por një rrëfim që vjen nga Siria pas tërmeteve shkatërruese ka habitur shumëkënd. Bëhet fjalë për një burrë me emrin Ahme dal-Magribi i cili ishte në qytetin sirian Atarib kur ndodhi tërmeti.

Ai ishte i “vdekur” dhe trupi i tij kishte mbetur nën rrënoja, por pas dy ditësh u “rikthye në jetë”. Trupi i tij ishte nxjerrë nga rrënojat dhe mjekët e kishin dërguar në frigoriferët e morgut, ku qëndroi dy ditë derisa të arrinte familja e tij për ta identifikuar.

 

E gjatë identifikimit është konstatuar se është Ahmed. Kështu familja e tij morën trupin dhe e dërguan te varrezat për ta varrosur, por atje zemra e tij krejt befasisht filloi të rrahë dhe trupi të lëvizë.

Anëtarët e familjes mbetën të shokuar me atë që po shihnin, duke bërë të pamundurën që ta çojnë në spital për kontroll.

 

Edhe mjekët mbetën të shokuar kur panë gjendjen e Ahmedit. Siç raporton Daily Star, ata thanë se Ahmed është një prej të rrallëve, zemra e të cilit kishte filluar sërish të rrahë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit