Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjur sot akuzave për aferën e inceneratorëve. Ahmetaj sfidoi duke thënë se nëse ai ka lidhje të ndiqet paraja:
“Po ju bëj një sfidë, në hetim ka një parim, ndiq paratë. Mund të ndiqet kollaj kush paguan, cilët janë përfituesit direkt. Si vazhdon të financohet, a mund të jetë sabotim financimi, etj.”
Po ashtu, Arben Ahmetaj ka treguar edhe si është njohur më Mirel Mërtirin, ndërsa thekson se ka edhe një perceptim artificial edhe nga brenda PS.
Pyetje: Kur e ke njohur Mirel Mërtirin?
Ahmetaj: E kam njohur në një tryezë të një ish politikani në 2004-2005. Në 2012 i ri-takuam rastësish tek blloku. Unë kam lënë një letër kur ika pas marrëveshjes Rama Basha. Ika se nuk kishte PD besim tek unë. Tirana është firmosur në gusht kur nuk isha fare ministër. Unë nuk kam asnjë firmë në procedurë. Unë dua ti them qytetarëve një të vërtetë të madhe që rrëzon një perceptim të bërë artificialisht edhe nga brenda PS edhe nga media, opozita. Të nderuar qytetarë 33 vjet punë unë kam pasur asnjëherë në revistën time zyrtare asnjë tender, asnjë leje, asnjë licence kazinoje.