-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Qetësohuni o djema!”, fjalët e fundit të shqiptarit që u vra në Greqi

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja aksidentale  39-vjeçarit shqiptar hidraulik Pëllumb Islami i cili mbeti i vrarë pas një përleshje me armë në një lokal në Athinë.

Trupi i të ndjerit do të sillet në Shqipëri ku dot ti jepet lamtumira e fundit. E dashura e tij ka rrëfyer për frymën e fundit të Isamit.

“Ajo që zbuluam ishte se po nxitonte të dilte jashtë për të shpëtuar sapo dëgjoi të shtënat. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e dëgjoi zënkën e tyre, bërtiti ‘qetësohuni djema, qetësohuni’,”-tregoi ajo.

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. As në lokal nuk shkonte. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte punëtor dhe i qetë,”-shtoi ajo.

Ndërkohë që ajo bashkë me vëllezërit e motrat e 39-vjeçarit po përgatiten ta shoqërojnë nesër në banesën e fundit, në vendlindje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit