Gjatë protestës së sotme kreu i PD-së Sali Berisha hodhi akuza të forta mbi kreun e grupit parameter të PS-së taulant Balla duke e akuzuar se merret me trafikim femrash ndaj fshehin vdekjen e Joy Aoko, të resë nga Kenia.
“A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat?
A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj? A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun? A e dini se këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?
Ndonjëri që çuditet se ata fshihen në qeveri i them, shikoje pak atë kriminelin Taulant Balla. E kam denoncuar dhjetë herë e prapë e denoncoj. Vendi i tij është në burg si trafikant femrash ndaj ata fshehin Joyn.
Ai është denoncuar nga diplomatët shqiptarë se ka nxjerrë viza për prostituta moldave për t’i sjellë në Shqipëri.”, tha Berisha.