22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Në Bruksel do t’i përmbahemi vijave të kuqe për Kosovën

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se do t’i përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës  në takimin e së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur nga mediat gjatë një aktiviteti të mbajtur mbrëmë në Beograd nëse të hënën në Bruksel, duke pasur parasysh parajmërimet e BE-së se pritet një lloj pranimi i propozimit franko-gjerman, Vuçiç ka përmendur deklaratat që ka bërë ditë më parë në Kuvendin e Serbisë, raportojnë mediat atje.

“Gjithçka që kam thënë në Kuvend dhe e kuptoj shqetësimin tuaj dhe na presin shumë netë të vështira, është se Serbia do t’i përmbahet asaj që thashë në Kuvendin Kombëtar – pa marrë parasysh çfarë do të jetë dhe si do të jetë”, tha Vuçiç.

Të hënën, më 27 Shkurt mbahet takimi i radhës në Bruksel mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të dialogut është paraparë që të diskutohet propozimi evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit