-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Kushdo që përpiqet të fyej inteligjencën e çamëve, apo luaj me sedrën e tyre gabohet

Kryesoret

Kushdo që përpiqet të fyej inteligjencën e çamëve, apo luaj me sedrën e tyre gabohet.

  • Çamët nuk e harrojnë dhunën sistematike greke ndaj tyre për dekada me radhë.

  • Çamët nuk e harrojnë genocidin Zervist.

  • Çamët nuk harrojnë as Teme Sejkon, Ilmi Seitin dhe as politikën diskriminuese gjatë regjimit Komunist.

  • Çamët nuk e harrojnë masakrën e Peshkëpisë në Prill 1994 ku organizata Mavi vrau 2 ushtarë Shqiptar dhe plagosi 3 të tjerë, në emër të flamurit që mban sot pas shpine një i akuzuar dhe dënuar si pjesëtar i asaj bande, Fredi Bejleri.

  • Çamët nuk e harrojnë Traktatin e Miqësisë me fqinjin jugor në 1996, i cili varrosi çështjen çame.

  • Çamët nuk harrojnë as dhunimin që iu bë para Parlamentit kur kërkuan Rezolutën.

  • Çamët nuk harrojnë që për 33 vjet asnjë qeveri Shqiptare e majtë apo e djathtë nuk ka asnjë nismë konkrete për çështjen Çame.

  • Çamët nuk harrojnë që gjithë protestat e tyre për të drejtat e veta nuk kanë patur asnjë përkrahje nga asnjë forcë politike veç Pdiu-së.

  • Çamët nuk harrojnë as shpërdorimin e besimit të tyre nëpërmjet votës që i kanë dhënë forcave qeveri bërëse.

  • Çamët kurrë nuk harrojnë që asnjë lider i majtë apo i djathtë nuk ka vënë një tufë me lule në Kllogjer, aty ku prehen viktimat e genocidit grek.

  • Asnjë qeveri nuk e ngriti kurrë çështjen çame në OKB.

  • Asnjë qeveri që nga 2009 e këtej nuk e ngriti kurrë çështjen çame në Nato.

  • Asnjë qeveri nuk e ngriti kurrë ceshtjen çame në OSBE.

  • Çamët nuk harrojnë marreveshjen e dëmshme të varrezave të vitit 2009 dhe injorimin e kërkesës për ngritjen e memorialit te partizaneve Shqiptar në Greqi.

  • Çamët nuk harrojnë kush e helenizoi i pari bashkinë e Himarës.

Çamët e kanë të qartë që nuk duhet të presin nga askush por të punojnë për shtëpinë e tyre dhe për të patur përfaqësimin e tyre politik si mundësi të vetme për të avancuar në zgjidhjen e çështjes Çame.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit