-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I njohur si Tim K”, kush është “kapo” që tentoi të fuste emigrantë nga ajri në Britani?

Kryesoret

Mediat britanike kanë shkruar gjatë për mënyrat kreative të emigrantëve shqiptar për tu futur në Angli.

Së fundmi është publikuar rasti i një avioni të vogël që ka transportuar 4 emigrantë të paligjshëm shqiptarë nga Belgjika në një aerodrom të vogël në Corby.

Shqiptarët, 3 meshkujt dhe 1 femër, u kapën në një parkim në Phoenix disa minuta më vonë. Edhe shoferi i makinës , Vijayakumar Sivakumar, 43 vjeç, që i transportonte ata nga aerodromi është arrestuar dhe akuzohet për dhënie ndihme për hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Piloti Richard Styles, 53 vjeç dhe Silvano Turchet kanë pranuar fajësinë në ngjarje. Por në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe një person tjetër i njohur si “Tim K”, i cili mendohet se është kreu i bandës. Emri i tij i vërtetë sipas mediave britanike është Kujtim Karanxha dhe ai është zhdukur ditën e fluturimit dhe që prej atëherë nuk është bërë i gjallë.

Sipas mediave, shoferi Sivakumar ka pasur 170 komunikime me Kujtim Karanxhën 50 ditë para arrestimit. Ai e kishte takuar Karanxhën në vitin 2020 me një taksi nga një kompani dhe pas këtij udhëtimi kishte bërë rregullisht udhëtime me të nga stacioni i Cholliers Wood deri në rrugën St James në Coydon.

Gjykata ka dëgjuar se Sivakumar kishte përdorur llogarinë e tij bankare për të transferuar disa shuma të mëdha parash ndaj të afërmve të Karanxhës pasi ky i fundit nuk ka pasur llogari të veten.

Po ashtu ai ka marrë para cash nga Karanxha ndërsa ishte në një qendër emigrantësh në Gatwick. Pas arrestimit, në celularin e 43-vjeçarit u zbuluan foto të ndryshme të disa pronave në Londër.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit