Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi vijon fushatën në Tiranë.
Gjatë takimit me banorët dhe bizneset ai tha se policia bashkiake e Erion Veliajt është shndërruar në një trupë gjobëvënës. Këlliçi u shpreh se pas 14 Majit ajo do të jetë e qetë në punën e saj.
“Arsyeja se pse ndalova këtu, është se të pashë që po shisje dhe doja me ditur, a të bezdis policia bashkiake dhe të të them që pas 14 Majit nuk do të të bezdisë më policia bashkiake, se do jesh rehat, as gjoba, asgjë” u shpreh Këlliçi.
Në takimet me banorët e njësisë nr.9 në Tiranë, Këlliçi ka dëgjuar ankesat dhe problemet e ndryshme të secilit.