-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Duçka dhe Nezaj i McGonigalit i vendosën gjobë Ylli Ndroqit

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi sot se Dorian Duçka dhe Agron Neza tentuan që t’i vendosin gjobë Ylli Ndroqit me premtimin se do ta hiqnin nga lista e zezë e SHBA-së, por në momentin që pranoi, ish-kryeministri, tha se biznesmeni u kërcënua.

Në takimin tonë para një jave, unë ju informova ju se ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro.

Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora News, Ylli Ndroqi.

Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve.

Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane. Denoncimin e ka bërë edhe pranë autoriteteve amerikane.

Këta kërcënonin edhe biznesmenë të tjerë, edhe në praninë e Taulant Ballës. Pa lejen e Ndroqit nuk do ta bëja publik denoncimin. Ngjarje të shëmtuara në restorantin “Padam” ku gjobat e Duçkës dhe Nezës ishin stratosferike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit