Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim me banorët e Sarandës ku dhe ka prezantuar kandidatin e tij për zgjedhjet e 14 majit në bashki, Skënder Muço.
Skënder Muço është qytetar nderi i Sarandës, kontribuues që në themelim në Partinë Demokratike, si dhe ka qenë po si përfaqësues i PD në Këshillin bashkiak.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi Muçon “Kampion për bashkinë Sarandë”.
Muço është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm.