-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapen aplikimet për maturantët, një javë afat nga 27 shkurti deri në 3 mars për të plotësuar formularin

Kryesoret

Maturantët që përfundojnë këtë vit gjimnazin dhe ata të viteve të mëparshme nisin zyrtarisht garën për të fituar një vend në universitet. Javën e ardhshme, nga data 27 shkurt deri në 3 mars, Qendra e Shërbimeve Arsimore hap aplikimet me Formularët A1/A1Z, përmes të cilëve të rinjtë zgjedhin gjuhën e huaj që do të japin provim bashkë me lëndën me zgjedhje. Paralelisht me këtë, maturantët po zhvillojnë orë të veçanta konsultimesh për provimet e fundit që do të mbahen në tri javët e para të muajit qershor.

Të gjithë ata që do të rezultojnë kalues në këto provime, do të mund të pajisen me Diplomën e Maturës Shtetërore, duke gëzuar kështu edhe të drejtën që të aplikojnë për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë, qofshin këto publike apo private, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Plotësimi i formularit A1/ A1Z është hapi i parë për maturantët, përmes të cilit ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet që do të zhvillojnë për këtë vit shkollor maturantët. Formulari A1 duhet të plotësohet nga të gjithë maturantët që mbyllin studimet e shkollës së mesme përgjatë vitit 2023.

Aplikimi, si çdo vit tjetër, bëhet online në portalin e Maturës. Në çdo rast, maturanti ndihmohet nga një mësues mbikëqyrës për të shmangur gabimet në plotësimin e tij. Maturanti ka të drejtë që të zgjedhë vetëm një lëndë nga lista zyrtare e lëndëve të miratuara, për ta dhënë si provim me zgjedhje.

Për të bërë plotësimin e formularit A1Z, kandidati duhet të paraqesë te mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga Komisioni i Maturës Shtetërore dhe Zyrës Vendore të Arsimit, i cili pasqyron provimet që ai ka dhënë, si dhe rezultatet që ka marrë në to.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit